ZYRTARE: Klubi i njohur i Premierligës shkarkon trajnerin

Trajneri i Evertonit, Ronald Koeman, është shkarkuar nga posti i trajnerit.

Sport

23/10/2017 14:45

Klubi nga qyteti i Liverpoolit, Everton, e ka marrë një vendim drastik.

Trajneri i Evertonit, Ronald Koeman, është shkarkuar nga posti i trajnerit, përcjellë “Lajmi.net”.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Evertonit.

Image result for koeman

Koeman u shkarkua pas humbjes 5:2 ndaj Arsenalit në shtëpi. Kjo ishte ndeshja e fundit ku Koeman mund të ruante postin e tij të trajnerit.

Klubi do të njoftojë së shpejti për emrin e trajnerit të ri.

Ndryshe, Evertoni ka bërë një nisje katastrofale të kampionatit.

Skuadra “e kaltër” radhitet në fund të klasifikimit në Premierligë.

Momentalisht Evertoni është në pozitën e 18 me 8 pikë, duke rrezikuar edhe rënien. /Lajmi.net/

Image result for koeman