ZYRTARE: Klose kthehet te Bayern Munich

Miroslav Klose është rikthyer te Bayerni Munich.

Sport

11/05/2018 18:50

Ish sulmuesi i Kombëtares së Gjermanisë, është rikthyer te Bayern Munich, por tani në rolin e trajnerit.

Klose do të drejtojë ekipin U17 të Bayern Munich.

Lajmi është bërë i ditur nga skuadra bavareze, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

“Mezi jam duke pritur t’ia filloj punës”, ka deklaruar Klose.

“Do të jap gjithçka që të justifikoj besimin që më është dhënë për të udhëhequr zhvillimin e këtyre lojtarëve të rinj”, ka shtuar ai./Lajmi.net/