Zyrtare: Kjo është skuadra e re e Victor Valdes

Portieri i mirënjohur, Victor Valdes ka ndërprerë huazimin e tij te Standard Liege e Belgjikës.

Sport

29/04/2016 21:48

Lajmin e ka dhënë vetë klubi belg, që ka bërë të ditur se Valdes do të rikthehet sërish tek Manchester United, me të cilët ka kontratë, raporton GazetaOlle.com.

Valdes u huazua në Standard në verën e vitit të kaluar.

Spanjolli luajti tetë ndeshje me ish-kampionët e Belgjikës.