ZYRTARE: Kjo është skuadra e re e Cesc Fabregas

Mesfushori spanjoll, Cesc Fabregas, karrierën do ta vazhdojë në Ligue 1 te skuadra e Monacos.

Sport

11/01/2019 18:52

Skuadra e Monacos, ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me Chelsea, për transferimin në Francë të mesfushorit 31 vjeçar.

Ish anëtari i Barcelonës, ndeshjen e fundit në fanellën e Chelsea e zhvilloi të shtunën në FA Cup kundër Nottingham Forest në ‘Stamford Bridge’, ku u përshëndet me tifozët ‘blu’.

Fabregas iu bashkua Chelsea në vitin 2014 nga Barcelona, ku me të cilën skuadër fitoi edhe dy tituj të Premierligës.

Te Monaco, Fabregas do të bashkohet me Thierry Henry që drejton këtë skuadër, ku synojnë mbijetesën në Ligue 1./Lajmi.net/