ZYRTARE: Kjo do të jetë skuadra e De Geas në sezonin e ri

Jose Mourinho ka folur për të ardhmen e portierit David De Gea.

Sport

23/07/2017 10:39

Spanjolli 26 vjeçar, do të qëndrojë te Manchester United, së paku edhe në sezonin tjetër.

Këtë e ka bërë të ditur trajneri Jose Mourinho, i cili shumë i bindur ka garantuar në qëndrimin e portierit në ‘Old Trafford’.

“Mund të garantoj se ai nuk do të shkojë askund këtë sezon”, ka deklaruar Mourinho, përcjell lajmi.net.

David De Gea një edicion më parë ka qenë i lidhur me një kalim te Real Madridi në dy vitet e fundit./Lajmi.net/