Zyrtare: Kjaer në Fenerbahce

Fenerbahce ka konfirmuar transferimin e qendërmbrojtësit Simon Kjaer, si futbollist i lirë nga Lille.

Sport

17/06/2015 13:53

Simon Kjaer është futbollist i ri i Fenerbahces, pas largimit si i lirë nga Lille.

26-vjeçari spekulohej me transferim në Liverpool e Arsenal, por ka vendosur ta vazhdojë karrierën në Turqi.

Mbrojtësi ka nënshkruar kontratë katërvjeqare me Fenerbahcen, që e humbi garën për titull me Galatasarayn, për tri pikë.

“Ne duam t’i japim mirëseardhjen mbrojtësit Simon Kjaer, dhe i urojmë sukses”, thuhej në njoftimin e Fenerbahces.