Zyrtare: Kick-Boksi pranohet Ndërkombëtarisht

Federata e Kick-Boksit të Kosovës është pranuar dhe zyrtarisht në Federatën Europiane të Kick-Boksit.

Sport

17/03/2015 21:33

Kryetari i Federatës së Kick-Boksit të Kosovës, Fatmir Makolli, e ka konfirmuar një lajm të tillë me anë të deklaratës së bërë nga Zëri.

“Jemi pranuar në Federatën Evropiane me shumicë votash, kishte vetëm një abstenim”, deklaroi Makolli për “Zëri”.

Sipas tij, Federata Evropiane e Kick-Boksit e ka rekomanduar Federatën Ndërkombëtare të Kick-Boksit që ta pranojë Kosovën.

Bordi Ekzekutiv i kësaj të fundit do ta njoh Kosovën në mbledhjen e Bordit Ekzekutiv që mbahet më 18 mars në Turqi.