ZYRTARE: Khedira – Juventus, deri më 2021

Sami Khedira ka vazhduar kontratën në Juventus.

Sport

12/09/2018 11:32

Sami Khedira ka nënshkruar kontratë të re në Juventus.

Mesfushori gjerman ka konfirmuar të ardhmen e tij te skuadra kampione në fuqi nga Serie A.

“Bianconerët” kanë publikuar një komunikatë për media duke konfirmuar arritjen e marrëveshjes me Khediran për kontratë të re, përcjell “lajmi.net”.

Me kontratën e re, Khedira është i lidhur me Juventusin deri më 30 qershor të vitit 2021. /Lajmi.net/