ZYRTARE: KF Llapi shkarkon trajnerin Bylbyl Sokoli

Bylbyl Sokoli nuk është më trajner i KF Llapit.

Sport

11/10/2018 12:37

Skuadra nga IPKO Superliga e Kosovës, KF Llapi, ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Bylbyl Sokoli.

Në komunikatën e klubit thuhet se pas një takimi ku është analizuar dhe shqyrtuar ecuria KF Llapit në kampionat, skuadra ka ardhur në përfundim se shkarkimi i trajnerit ishte i paevitueshëm.

Njoftimi i KF Llapit:

KOMUNIKATË ZYRTARE

KF Llapi nga mbledhja e mbajtur ka analizuar dhe shqyrtuar me vëmendje ecurinë e kampionatit për këto tetë xhiro dhe nga kjo kemi ardhur në përfundim se shkarkimi i Kryetrajnerit, Bylbyl Sokoli ishte i paevitueshëm.

Arsyejet kryesore të shkarkimit të tij ishin rezultatet jo të mira të skuadrës në këto tetë xhiro si dhe mungesa e harmonisë mes lojtarëve dhe kryetrajnerit që dolën të jenë mungesa e rezultateve të deritanishme.

E falenderojmë Kryetrajnerin Bylbyl Sokoli për kohën e kaluar në KF Llapi, ndërsa Drejtori Sportiv, Tahir Batatina është në bisedime me tre trajnerë për të ardhur në stolin e Llapit.

Podujevë, 11 tetor 2018