ZYRTARE: KF Feronikeli prezanton trajnerin e ri (FOTO)

Gani Sejdiu rikthehet te Feronikeli.

Sport

14/07/2017 18:36

Skuadra nga Drenasi në një konferencë për shtyp të organizuar në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’, ka bërë prezantimin e trajnerit Gani Sejdiu.

Gani Sejdiu u largua nga “Nikli” në janarin e vitit 2016, duke e lënë skuadrën nga Drenasi në vendin e parë. Më pas kaloi disa muaj te Trepça ’89, kurse në kampionatin e fundit drejtoi Besën e Pejës.

Skuadra nga Drenasi ishte afër të nënshkruante edhe me Bylbyl Sokolin, por në momentet e fundit vendosi për Sejdiun./Lajmi.net/