Zyrtare: Këta janë tre deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës

Rinumërimi i 117 kutive ka sjellë jo pak ndryshime në emrat e deputetëve që pritet të ulen në Kuvendin e Kosovës në legjislaturën e ardhshme.

Lajme

05/07/2017 15:02

Kështu u bë e ditur në mbledhjen e KQZ-së ku u paraqit një raport nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve pas rinumërimit të fundit.

Ashtu siç raportoi dje lajmi.net, doli sot edhe zyrtarisht. Bazuar në këto të dhëna, Naser Osmani (koalicioni LDK-AKR-Alternativa) do të jetë në vend të Imet Rrahmanit, të cilin e ka kaluar me vota pas rinumërimit.

Fitim Damka nga komuniteti turk pas ankesës ka arritur që të jetë në listën e deputetëve në vend të bashkë partiakut të tij Mahir Yagcilar.

Ndërkaq, Slavko Simiq i Listës Serbe i ka zënë vendin Branimir Stojanoviqit.

Lexoni edhe:

Rinumërimi i 117 kutive: Naser Osmani ia zë vendin e deputetit Imet Rrahmanit

Rinumërimi i 117 kutive: Ndryshime edhe te deputetët e minoriteteve