ZYRTARE: KB Prishtinës i largohen dy prej basketbollistëve kryesorë

Z Mobile Prishtina të mërkurën e kësaj jave shënoi një nga sukseset më të mëdha në histori të klubit.

Sport

08/02/2019 10:52

Skuadra nga kryeqyteti i Kosovës me një fitore vendimtare me rezultat 82:78 ndaj turqve të Pinar Karsiyaka në ‘Pallatin e Rinisë’, kanë siguruar kualifikimin në mesin e 16 skuadrave më të mira në FIBA Europe Cup.

Por, dy nga basketbollistët që dhanë kontribut të madh në këtë sukses, Demario Mayfield dhe Kyan Anderson, janë larguar nga Z Mobile Prishtina, pas fitores ndaj Pinar Karsyaka.

Kyan Anderson tashmë e ka konfirmuar largimin me anë të një postimi në Instagram, ku ka falënderuar KB Prishtinën dhe tifozët për kohën e kaluar së bashku.

Por Lajmi.net mëson se nga KB Prishtina është larguar edhe Demario Mayfield.

Anderson që në ndeshjen e fundit që solli suksesin historik shënoi 15 pikë, karrierën do ta vazhdojë në Gjermani.

Në anën tjetër, Demario Mayfield, përmes një instastory në Instagram ka zbuluar se po pushon me familjen e tij në Duabi.

Pallacanestro Varese e Italisë është skuadra kundërshtare e Z Mobile Prishtinës në FIBA Europe Cup./Lajmi.net/