ZYRTARE: KB Prishtina rikthen Dardan Berishën

Dardan Berisha është rikthyer te KB Prishtina.

Sport

01/09/2018 11:16

Njoftimi nga KB Prishtina: 

Basketbollisti më i mirë shqiptar, Dardan Berisha, është rikthyer në shtëpinë e kampionëve, në klubin e tij të sukseseve, KB Prishtina.

Dardani pasi që shkëlqeu në Çeki duke fituar titullin dhe kupën me skuadrën CEZ Nymburk, radhën e ka të shkëlqejë përsëri tek Prishtina, ku me ardhjen e tij do të jemi një ekip më i kompletuar, i gatshëm për sfidat europiane që na presin, si i vetmi klub shqiptar pjesëmarrës në arenën ndërkombëtare.

Për Dardanin nuk kemi shumë se çfarë të themi pasi që të gjithë i njohim aftësitë e tij, sidomos bombardimet për tre pikë dhe depërtimet e pandalshme për kundërshtarët.

Me Dardanin dhe të tjerët Prishtina aspiron shumë më shumë këtë sezon.

MIRËSEVJEN NË SHTËPI, DARDAN