ZYRTARE: KB Prishtina konfirmon përforcimin e ri

KB Prishtina vazhdon me përforcime për sezonin e ri.

Sport

03/09/2018 13:44

Njoftimi zyrtar nga KB Prishtina: 

KB Prishtina është përforcuar me lojtarin Lituanez Denis Krestinin

Edhe pse kishte shumë oferta Denis zgjodhi KB Prishtinën, Champions League, Europe Cup, si dhe Plisat për atmosferën e zjarrtë që ata krijojnë gjatë ndeshjeve.

Alo-Qendra Lituaneze në edicionin e fundit ka luajtur për ekipin Jurmala, në Ligën Baltike.

Denis Krestinin është 24 vjeç dhe 201cm i gjatë.

Ka luajtur për ekipet si: Vilnius KK Akademija, Šarūnas Marčiulionis Basketball Academy, BC Sakalai, Turów Zgorzelec, BK Jelgava, BK Barons, dhe së fundmi për BK Jurmala.

Ka qenë kampion në Poloni me ekipin Turów Zgorzelec, dy herë vendin e tretë në Letoni, si dhe nënkampion i Ligës Baltike.

Krestinin shquhet për lojën e dobishme ekipore, me kualitete të theksuara individuale, si dhe atraktivitet e ngulitje spektakolare.

Denis qysh sot do të jetë në Prishtinë dhe do t’iu bashkangjitet shokëve të skuadrës, me përjashtim të reprezentuesve të Kosovës.

Mirë se vjen Denis!