Zyrtare: Karateja pranohet ndërkombëtarisht

Pas pranimit të Kosovës në Lojërat Olimpike, vjen edhe një lajm perfekt për sporitn tonë. Federata e Karatesë së Kosovës (FKK) është pranuar në Federatën Ndërkombëtare të Karatesë (FNK).

Sport

15/12/2014 13:22

FKK e ka marrë një letër sot nga institucioni më i lartë i karatesë botërore, i cili e ka njoftuar se e ka futur atë në ombrellën e tij, shkruan “Zëri”.

“Është kënaqësi e imja t’ju informoj se Komiteti Ekzekutiv i Federatës Ndërkombëtare të Karatesë, në mënyrë anonime, është pajtuar që ta pranojë Federatën e Karatesë së Kosovës, më 13 dhjetor 2014, në bazë të artikullit 5.10 të Statusit të FNK-së. Ne, ngrohtësisht i urojmë mirëseardhje Federatës suaj dhe të gjithë sportistëve të karatesë në Kosovë, në familjen e madhe të karatesë ndërkombëtare, ndërsa presim që ju të jeni aktiv të involvuar në të gjitha aktivitetet tona”, ka shkruar Antonio Espinos, president i Federatës Ndërkombëtare të Karatesë, në letrën e dërguar për FFK-në, shkruan “Zëri”.

Me ta marrë këtë lajm të madh, kryetari i FKK-së, Fadil Arifi, ndihej mjaft i lumtur dhe i emocionuar.

“Jam sinqerisht mjaft i emocionuar. Edhe pse ishte një lajm i pritur, pasi puna ishte kryer kur u pranua KOK-u në KON, që ka qenë edhe kusht për pranimin tonë, lajmi i sotëm na gëzon tej mase. U shpagua mundi, sakrifica dhe të gjitha ato që janë bërë për të ardhur deri tek kjo ditë”, deklaroi Arifi për “Zërin”