Zyrtare: Kampioni i pandalshëm, ky është transferimi i radhës (FOTO)

Mbrojtësi i majtë Gentian Mazrekaj është kthyer te Trepça ’89.

Sport

07/06/2017 16:31

Lajmi është konfirmuar nga vetë faqja e klubit kampion.

“E konfirmuar nga Presidenti Zeka.  Kampionat nuk kanë të ndalur, përforcohen edhe në poziten e mbrojtësit të majtë. Gentian Mazrekaj cili rikthehet te Trepça ’89 nga KF Besa-Pejë. Kryesia, Stafi i Trejnerave dhe bashkëlojtarët i dëshirojm Mirëseardhje dhe Suksese”, thuhet në njoftimin e klubit.

Mazrekaj ka kohë që nuk luan dhe pas operimit që e kishte sa ishte pjesë e 89-shit para dy viteve nuk ka mundur më ta gjej veten. /Lajmi.net/

mazrekaj 1