ZYRTARE: Juventusi transferon yllin e Chelseat (FOTO)

Juventusi ka konfirmuar zyrtarisht nënshkrimin me Juan Cuadrado nga Chelsea në bazë të përhershme.

Sport

22/05/2017 20:34

Anësori kolumbian kishte qenë në huazim te Bianconerët për dy sezonet e kaluara, por kishte një detyrim për të blerë nëse kushtet e bazuara në rezultate ishin përmbushur.

Këto kushte janë plotësuar dhe Juventusi ka vendosur të konfirmoj zyrtarisht nënshkrimin me kolumbianin.

“Juventusi njofton se pas përmbushjes së kushteve të parashikuara nga kontrata, është detyrim për të marrë përfundimisht të drejtat e regjistrimit të Juan Cuadrado nga Chelsea”, konfirmon Juve një deklaratë në faqen zyrtare të klubit.