ZYRTARE: Juventusi konfirmon transferimin e Can

Emre Can ka finalizuar transferimin e tij tek Juventus nga Liverpool duke nënshkruar një kontratë katërvjeçare.

Sport

21/06/2018 16:27

Gjermani 24-vjeçar i bashkohet kampionëve të Italisë me parametra zero.

Liverpool shpalli më datë 8 qershor se ish-lojtari i Leverkusen do të largohej nga klubi pasi nuk gjeti akordin për rinovimin.

Can, i cili ka shënuar 14 gola për Liverpool, do të jetë një lojtar i Juventus duke filluar nga 1 korriku.

Ai ka bërë 167 paraqitje me të Kuqtë, dhe e fundit ishte disfata në finalen e Champions League.

Can ka 20 paraqitje me Gjermaninë por nuk ishte pjesë e skuadrës së Joachim Low në Kupën e Botës.