ZYRTARE: Juventus shet një futbollist në Bundesligë

Mbrojtësi Frederik Sorensen është larguar nga Juventus duke u transferuar tek klubi nga Bundesliga, Koln.

Merkato

11/07/2015 12:33

Juventus ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me Kolnin për transferimin e mbrojtësit Frederik Sorensen në klubin nga Bundesliga.

Pas transferimit në Torino në 2010, Sorensen, aso kohe 18-vjeç bëri 18 paraqitje me ekipin e parë.

Në janar të vitit 2012 ai iu bashkua Bolognas në marrëveshje të pronësisë së përbashkët, kurse në edicionin e shkuar luajti në Verona.

Nga stinori i ardhshëm ai do të jetë pjesë e Kolnit, klub me të cilin ka arritur marrëveshje afatgjate në transferim me vlerë prej 2.5 milionë euro.