ZYRTARE: Juventus – Real, ky është vendimi i fundit

Federata e Futbollit të Uellsit ka njoftuar se për arsye sigurie, stadiumi në të cilin do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve, do të mbulohet.

Sport

26/05/2017 17:11

Finalja e 3 qershorit mes Juventusit dhe Real Madridit, do të luhet në një stadium të mbuluar.

Ky është vendimi që ka marrë Federata e Futbollit të Uellsit, për të rritur masat e sigurisë pas sulmit që ndodhi të hënën në Mançester, ku mbetën të vdekur 22 persona dhe u plagosën 59 të tjerë.

Kjo do të jetë finalja e parë e Ligës së Kampionëve që do të zhvillohet në një stadium me çati të mbyllur.

Po ashtu për këtë finale janë aranzhuar 15 mijë pjesëtarë të sigurimit, për të garantuar sigurinë e tifozëve dhe vijueshmërinë e ndeshjes.

Finalja mes Juventusit dhe Real Madridit, do të jetë ngjarja më e madhe sportive që do të organizohet në një organizim shumë të madh të sigurisë./Lajmi.net/