Zyrtare: Juventus e Inter në bisedime për Osvaldon

Juventus dhe Inter janë zyrtarisht në bisedime për transferimin e sulmuesit Pablo Daniel Osvaldo te kampioni i Italisë.

Sport

30/01/2015 21:11

Valigjet në dorë, e ardhmja nuk do të jetë në Milano.

Pablo Daniel Osvaldo është larguar nga Inter dhe shumë shpejtë mund të rikthehet në Juventus, skuadër me të cilën në edicionin e kaluar fitoi titullin e kampionit në Serie A.

Dy klubet janë zyrtarisht në bisedime për transferimin e tij në Torino, njofton Gianluca di Marzio.

Osvaldo ka zgjuar interesim nga shumë klube tjera, mirëpo ai ka një dëshirë të vetme, rikthimin në Juventus.