Zyrtare: Juve transferon Pereyran për 14 milionë euro

Skuadra e Juventusit ka vendosur që ta shfrytëzojë opsionin për ta blerë Roberto Pereyran nga Udinese për 14 milionë euro.

Sport

23/06/2015 22:09

Siç edhe është pritur, Bianconerët këtë mbrëmje kanë raportuar se periudha e huazimit të Pereyras ishte mëse bindëse për ta transferuar atë përfundimisht.

Juve dhe Udinese ishin marrë vesh vitin e kaluar për opsionin e blerjes në fund të vitit për 14 milionë euro, plus 1.5 milionë euro tjera nëse lojtari arrin disa objektiva, transmeton telegrafi.

Sot Pereyra ka nënshkruar kontratë të re katërvjeçare me Kampionin e Italisë dhe të dyja palët janë ndarë të kënaqura me këtë transferim.

24-vjeçari argjentinas sezonin e kaluar luajti 52 ndeshje zyrtare për Juven, ndërsa shënoi gjashtë gola dhe dhuroi katër asistime.