ZYRTARE: Jorginho i bashkohet Sarrit në Chelsea

Jorginho ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare në Chelsea dhe do ta veshë fanellën me numrin 5.

Sport

14/07/2018 13:36

Jorginho ka përcjellë Maurizio Sarrin nga Napoli në Chelsea duke u bërë përforcimi i parë i afatit kalimtar të verës te klubi londinez.

Mesfushori ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare dhe do ta veshë fanellën me numrin 5.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu në Chelsea. Nuk është e lehtë të jeni pjesë e një ekipi kaq të madh andaj jam shumë, shumë i lumtur. Ndihem i gëzuar që do të luaj në një ligë me intensitet të lartë, do ta jap maksimumin për të luajtur dhe fituar”, u shpreh Jorginho për uebfaqen zyrtare të Chelseat, përcjell “lajmi.net”.

Jorginho nënshkroi me Chelsean në ditën e njëjtë kur Sarri u zyrtarizua si menaxher i ri te skuadra e “Blues”. /Lajmi.net/