Zyrtare: Januzaj zgjedh Belgjikën

Adnan Januzaj ka zgjedhur Kombëtaren e Belgjikës. Selektori Marc Wilmots ka bërë të ditur lajmin se ylli kosovar i Manchester Unitedit ka vendosur t’i bashkohet skuadrës së tij.

Sport

23/04/2014 20:06

Adnan Januzaj ka vendosur të luajë për Belgjikën. Lajmin e ka bërë të ditur selektori i Belgjikës, Marc Wilmots nëpërmjet një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Twitter.

“Është zyrtare, Adnan Januzaj ka zgjedhur Kombëtaren e Belgjikës”, shkroi Wilmots.

Talenti i Unitedit ka injoruar thirrjet nga Shqipëria, Kosova e Anglia duke vendosur që të përfaqësojë Belgjikën, duke filluar nga Kampionati botëror në Brazil. J

anuzaj është duke shkëlqyer në stinorin e tij të parë me ekipin senior të Manchester Unitedit dhe pavarësisht moshës 19-vjeç, ai është aktivizuar shpeshherë nga tashmë ish menaxheri David Moyes dhe me kontratën e re afatgjate deri më 2018, ka konfirmuar të ardhmen e tij në Old Trafford.