ZYRTARE: Januzaj rikthehet te Manchester United

Adnan Januzaj është rikthyer te Manchester United.

Sport

09/06/2017 17:36

Anësori me prejardhje nga Kosova, ka përfunduar huazimin një vjeçar te Sunderland, për t’u rikthyer në ‘Old Trafford’.

Lajmi bëhet i ditur në faqen zyrtare të Premierligës, ku të gjitha skuadrat kanë dorëzuar emrat e lojtarëve që kanë në dispozicion.

Mbetet të shihet nëse Mourinho do të mbaj në skuadër Januzajn, ta huazojë apo ta shes përfundimisht.

22 vjeçari edicionin e fundit ishte i huazuar te Sunderland, ku ka regjistruar 25 paraqitje, por pa arritur të shënoi një gol./Lajmi.net/