Zyrtare: Januzaj në Botëror

Belgjika ka publikuar listën përfundimtare prej 23 futbollistëve për Kampionatin botëror në Brazil. Dhe, talenti i madh kosovar i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj ka zënë vend në ekip.

Sport

04/06/2014 00:50

Mesfushori i talentuar i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj është përfshirë në listën përfundimtare të Belgjikës për Kampionatin botëror.

19-vjeçari përzgjodhi Belgjikën, në mes të Shqipërisë, Turqisë, Anglisë e Kosovës, dhe menjëherë u ftua në ekip nga selektori Marc Wilmots.

Januzaj është një nga 12 futbollistët që vijnë nga Premierliga, që kanë zënë vend në skuadrën finale të Belgjikës.

Januzaj dhe bashkëlojtarët e tij të rinj do të debutojnë në Botërorin 2014 kundër Algjerisë më 17 qershor. Ata po ashtu do të ndeshen me Rusinë më 22 qershor dhe Korenë e Jugut më 26 qershor.

Ekipi i Belgjikës:

Portierët: Thibaut Courtois (Atletico Madrid, i huazuar nga Chelsea), Simon Mignolet (Liverpool), Silvio Proto (Anderlecht).

Mbrojtësit: Toby Alderweireld (Atletico Madrid), Laurent Ciman (Standard Liege), Nicolas Lombaerts (Zenit St Petersburg), Vincent Kompany (Manchester City), Daniel Van Buyten (Bayern Munich), Anthony Vanden Borre (Anderlecht), Thomas Vermaelen (Arsenal), Jan Vertonghen (Tottenham).

Mesfushorët: Nacer Chadli, Mousa Dembele (Tottenham), Steven Defour (Porto), Kevin De Bruyne (Wolfsburg), Marouane Fellaini, Adnan Januzaj (Manchester United), Eden Hazard (Chelsea), Kevin Mirallas (Everton), Divock Origi (Lille), Axel Witsel (Zenit St Petersburg).

Sulmuesit: Romelu Lukaku (Everton, i huazuar Chelsea), Dries Mertens (Napoli).