ZYRTARE: Ja sa mijë euro do t’i fitojë Vushtrria nga shitja e Rashicës te Werder Bremen

Skuadrës së Vushtrrisë do t’i takojnë 100.000 euro nga transferimi i Milot Rashicës nga Vitesse te Werder Bremen.

Sport

19/02/2018 23:20

Anësori i Përfaqësueses së Kosovës, gjatë afatit kalimtar dimëror ndërroi skuadër duke iu bashkuar gjermanëve të Werder Bremen, shkruan lajmi.net.

Sipas rregullave të FIFA-s, skuadra që rrit një talent dhe i jep mundësinë e zhvillimit do t’i takojë një pjesë e parave nga shitja e tij.

Kjo rregull, i ka siguruar 100.000 euro Vushtrrisë, pjesë e së cilës Rashica ka qenë nga viti 2013 deri në vitin 2015.

Lajmin për fitimin e këtyre mjeteve financiare e ka konfirmuar skuadra e Vushtrrisë në llogarinë e Facebook.

Njoftimi i Vushtrrisë:

Deshirojm te informojmë opinonin e gjërë në lajmin e publikuar rreth përfitimit financiar te klubit FC Vushtrria nga transferi I Milot Rashicës nga klubi Vittese në Werder Bremen.

Shuma e cila është ndarë për klubin FC Vushtrria në bazë të deshmive të leshuar nga organet e FFK-se dhe klubit tone të kërkuar nga zyrtarët e Werder Bremenit ku Milot Rashica figuron si pjesë e jona nga viti 2013 deri në vitin 2015, ndërsa pjesa tjeter I takon shkolles se futbollit Kurda para vitit 2013 dhe me pas klubit Vitesse e cila është përfituese deri në moshën 23 vjeqare.

Nga kjo llogaritje I bie qe ne total klubi yne do te perfiton 1.25 % të shumës nga 5% I transferit që në total I bie 100.000 euro.
Në ditët në vazhdim, ne si kryesi e klubit zotohemi dhe premtojm se do të jemi shumë transparentë ku do të ofrojm fakte për cdo shumë të parave që do te hyj në klub pasi që pagesat do të bëhen në tre periudha.

Periudha e pare 28.150.00 Euro – Muaji Shkurt
Periudha e dytë 28.150.00 Euro – Muaji Maj
Periudha e tretë 43.700.00 Euro – Muaji Tetor

Totali 100.000 euro