ZYRTARE: Ja sa do të mungojë Dembele te Barcelona

Ousmane Dembélé ka zhvilluar testet mjekësore këtë të hënë në mëngjes pasi u lëndua në ndeshjen kundër Leganes në Camp Nou (3-1), ku francezi ishte një nga më të shquarit.

Sport

21/01/2019 13:26

Pasi i përfundoi testet mjekësore këtë mëngjes, Ousmane Dembélé do të jetë rreth 15 ditë jashtë fushës dhe do të humbasë një minimum prej katër lojëra, të cilat mund të arrijnë në pesë nëse klubi arrin gjysmëfinalet e Copa del Rey.

Barcelona bëri me dije se francezi ka pësuar një lëndim të rëndë në kyçin e këmbës, ndërsa ende nuk dihej shkalla e lëndimit të tij, përcjell lajmi.net

Nëse rikuperohet me kohë, Dembelé do të jetë gati të luajë kundër Athletic Club në San Mamés më 10 shkurt.

Ndeshjet që do t’i humbet Dembele:

– Sevilla-Barça (23/1) e Copa del Rey

– Girona-Barça (27-1) Ligë

– Barça-Sevilla (30-1) e Copa del Rey

– Barça-Valencia (2-2) të Ligës

– Dyshimi për ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës, në rast kualifikimi. /Lajmi.net/