Zyrtare: Ja sa deputetë më pak i kanë shqiptarët në Kuvendin e Maqedonisë

Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski, në një konference për media ka shpallë edhe rezultatet zyrtare në nivel republikan.

Lajme

12/12/2016 22:19

Sipas KSHZ-së, në zonë e gjashtë zgjedhore kanë fituar partitë shqiptare edhe atë BDI me 6 mandate, BESA me 3 mandate, Aleanca për Shqiptarët me 2 mandate, dhe PDSH-ja me 2 mandate.

Në të gjitha zonat VMRO-DPMNE ka fituar 51 mandate, LSDM – 49, BDI -10, BESA -5, LR-PDSH – 3, dhe PDSH-ja -2.

Në Kuvendin e kaluar, shqiptarët i kishin 27 ulëse, kurse tash do t’i kenë vetëm 20. /Lajmi.net/