Zyrtare: Ja me sa ndeshje do të dënohen nëse simulojnë futbollistët e Premierligës në sezonin e ri

Federata e Futbollit të Anglisë ka marrë një vendim të ri për lojtarët që simulojnë.

Sport

18/05/2017 20:40

FA ka njoftuar se që nga sezoni i ri do të hyjë në fuqi një rregull i ri.

Çdo futbollist që simulon e që vërtetohet edhe nga provat televizive, ai do të dënohet automatikisht me dy ndeshje moslojë, përcjellë “Lajmi.net”.

Këtë vendim FA e ka marrë në vazhdën e luftës ndaj simuluesve, që prej vitit në vit po e kërcënojnë në maksimum korrektësinë në Premierligë. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6