ZYRTARE: Italia përjashton futbollistin e njohur nga ekipi (FOTO)

Qendërsulmuesi Graziano Pelle është përjashtuar nga Kombëtarja për ndeshjen e së dielës me Maqedoninë.

Sport

07/10/2016 12:57

I kushton shtrenjtë Graziano Pelle gjesti në drejtim të trajnerit Ventura kur trajneri e zëvendësoi në ndeshjen me Spanjën.

Qendërsulmuesi është përjashtuar nga Kombëtarja për ndeshjen e së dielës me Maqedoninë.

Lajmi i bë i ditur nëpërmjet një komunikate nga Federata Italiane në të cilën shkruhet:

Trajneri Gian Piero Ventura, në dakordësi me Federatën Italiane të Futbollit, vendosi të përjashtojë futbollistin Graziano Pelle nga lista e të grumbulluarve për ndeshjen me Maqedoninë në program të dielën e 9 Tetorit në Shkup, për mungesën e respektit që tregoi gjatë zëvendësimit në takimin ndaj Spanjës, përcjell “SuperSport.al”.

Federata Italiane shton se një sjellje e tillë është kundër vlerave që duhet të përfaqësojë fanella e Kombëtares, ndaj dhe lojtari rikthehet menjëherë në dispozicion të klubit.

Gjatë natës vetë Pelle kishte kërkuar falje nëpërmjet rrjeteve sociale duke e pranuar se kishte bërë një gabim dhe sjellja e tij është e papranueshme si në drejtim të trajnerit ashtu dhe ndaj grupit.

Pelle mori përsipër përgjegjësinë e një gjesti të tillë duke pranuar të paguajë konseguencat ndërsa ju kërkoi falje të gjithëve.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.