ZYRTARE: Ismet Munishi jep dorëheqje

Ismet Munishi nuk është më trajner i Besës, kur kanë kaluar vetëm tri xhiro në Ligën e Parë.

Sport

13/09/2018 22:09

Ai ka dhënë dorëheqje, duke mos treguar arsyet.

Lajmin Munishi e ka bërë të ditur në profilin e tij në Facebook.

“Për arsye personale më nuk jam trajner i klubit të madh Besa.

Besoj që kryesia, stafi dhe lojtarët do të kenë suksese dhe do të kenë besë sikurse e ka emrin klubi. Besa besë shumë suksese”, shkroi Munishi.

Në tri xhirot e para, Besa e Munishit kishte marrë dy fitore dhe një barazim.

Pejanët janë në bojkot prej ditësh, për shkak të gjendjes financiare të klubit.