ZYRTARE: Ish kapiteni i Kosovës bëhet me skuadër të re

Ish kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Anel Rashkaj është bërë me skuadër të re.

Sport

27/12/2016 22:35

Rashkaj në llogarinë e tij në Facebook, ka bërë të ditur se i është bashkëngjitur skuadrës nga elita e futbollit të Suedisë, AFC Eskilstuna.

27 vjeçari nga Prizreni i kaloi pesë vite në Norvegji te Sandnes, ku tre edicione ishte pjesë e elitës së futbollit të këtij vendi, dhe në dy edicionet e fundit garuan në ligën e parë.

Kjo ka bërë që ai edhe të humbas vendin në Përfaqësuesen e Kosovës.

Elita e futbollit suedez dhe rikthimi i formës më të mirë, mund të bëjë që Rashkaj t’i mbush mendjen selekorit Bunjaki për ndeshjet e ardhshme të Përfaqësueses./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.