ZYRTARE: Interi zbulon se sa do të mungojë Nainggolan

Interi ka bërë me dije se Radja Nainggolan do të mungoj për disa javë.

Sport

22/10/2018 15:28

Inter fitoi mbrëmë 1 me 0 ndaj Milanit, por që e humbi Radja Nainggolanin.

Skuadra italiane ka lëshuar një njoftim zyrtar, duke bërë me dije se mesfushori belg do të mungoj për disa javë, përcjell “lajmi.net”.

Nainggolan do të mungoj në përballjen e Interit ndaj Barcelonës në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Lajmi i vetëm i mirë për nerazurët është që Perisic dhe Brozovic do të jenë të gatshëm për përballjen në ‘Camp Nou’. /Lajmi.net/