Zyrtare: Interi transferon Montoyan

Interi ka arritur që në mënyrë zyrtare të transferojë në mënyrë huazimi lojtarin e Barcelonës, Martin Montoyan.

Sport

03/07/2015 19:30

Interi ka huazuar për dy vite lojtarin e Barcelonës, Martin Montoyan.

Ky transferim është konfirmuar nga skuadra e Interit me anë të një komunikate zyrtare për shtyp.

“F.C Internazionale dëshiron të konfirmojë se Martin Montoya është transferuar në formë huazimi nga skuadra e Barcelonës”, shkruan në komunikatën zyrtare të lëshuar nga skuadra e Interit.