ZYRTARE: Inter – Milan, ora e ndeshjes nuk do t’i pëlqejë asnjë tifozi në Kosovë

Liga italiane e futbollit ka ndryshuar orën e derbit të qytetit mes Interit dhe Milanit.

Sport

14/03/2017 12:33

Inter dhe Milan do të takohen më 15 prill në derbin e qytetit në Serie A, por në një orar krejt ndryshe nga ai që jemi mësuar zakonisht.

Liga italiane e futbollit ka vendosur që ballafaqimi të zhvillohet me fillim nga ora 12:30, në ditën e shtunë të 15 prillit, përcjell “lajmi.net”.

Orari i hershëm vështirë se do t’u pëlqejë tifozëve të skuadrave italiane në Milano, por edhe përkrahësve të shumtë të tyre në Kosovë. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6