ZYRTARE: Ibrahimovic largohet nga Manchester United

Zlatan Ibrahimovic edhe zyrtarisht nuk është lojtar i Manchester United.

Sport

09/06/2017 17:18

Manchester United ka dorëzuar në federatën listën me lojtarët për edicionin e ri, dhe aty nuk figuron emri i sulmuesit suedez.

Ibrës tashmë i mbetet të kërkojë një skuadër të re për të vazhduar karrierën.

35 vjeçari në sezonin e vetëm te Manchester United ka regjistruar 28 paraqitje dhe ka shënuar 17 gola./Lajmi.net/