ZYRTARE: Hidhet shorti për gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës

Është hedhur shorti i gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.

Sport

13/02/2019 13:36

Janë mësuar çiftet për gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës.

Ndeshjet e këtij kompeticioni do të zhvillohen më 17 prill dhe 1 maj, ku do të ketë nga dy ndeshje, shkruan lajmi.net.

Vëllaznimi do të përballet me Trepçën’89, kurse Feronikeli do të ketë punë me Ballkanin.

Në fazën e çerekfinaleve, Feronikeli eliminoi Ferizajn, Trepça’89 mposhti me vështirësi Prishtinën, Vëllaznimi kaloi Dritën dhe Ballkani kreu punë me sukses ndaj Kikës. /Lajmi.net/