ZYRTARE: Hidhet shorit i çerekfinales në Kupën e Kosovës, zhvillohet një derbi

Janë mësuar çiftet që do të përballen në çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Sport

11/12/2018 14:11

Sot është hedhur shorit për çerekfinale e Kupës së Kosovës, ku kanë sjell përballje mjaftë interesante.

Ndeshja kryesore në këtë xhiro pritet të jetë ajo në mes të Prishtinës dhe Trepçës ’89, raporton “lajmi.net”.

Përballje që nuk duhet humbur është edhe ajo në mes të Feronikelit dhe Ferizajt.

Më poshtë mund t’i shikoni të gjithë përballjet e çerekfinales së Kupës së Kosovës:

KF Ferizaj vs FC Ferronikeli

FC Prishtina vs KF Trepça 89

KF Kika vs KF Ballkani

KF Vëllaznimi – FC Drita. /Lajmi.net/