ZYRTARE: Haye tregon nëse do të pensionohet nga boksi

David Haye insiston se do t’i rikthehet boksit pavarësisht humbjes nga Tony Bellew.

Sport

06/03/2017 23:46

36 vjeçari të shtunën mbrëma është mposhtur në “02 Arena” në Londër nga Tony Bellew, duke dorëzuar meçin si pasojë e një lëndimi në shputë, që njihet si “lëndim i akilit”, lëndim ky jo i lehtë.

Kjo ka bërë që në mediet angleze të ketë shumë spekulime rreth të ardhmes së Haye në boks, ke flitej edhe për pensionimin e tij nga boksi, sigurisht duke llogaritur moshën 36 vjeçare të tij, dhe kohën që do t’i merr për rikuperim lëndimi.

Por gjitha këto ka hedhur poshtë vet boksieri, duke deklaruar se do të rikthehet në boks sa më shpejtë të jetë e mundur.

“Unë do të rikthehem”, ka deklaruar Haye, pavarësisht lëndimit të rëndë që ka pësuar./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6