Zyrtare: Hasi vazhdon në Anderlecht

Besnik Hasi ka vazhduar kontratën në postin e trajnerit të Anderlechtit, deri në vitin 2017, duke u shpërblyer për punën e mrekullueshme.

Sport

06/02/2015 10:26

Trajneri Besnik Hasi ka vazhduar kontratën me Anderlechtin, deri në vitin 2017.

Ish përfaqësuesi i Shqipërisë do të vazhdojë të jetë në drejtim të skuadrës belge. Hasi, ish futbollist i Anderlechit u shpall kampion i Belgjikës, ndërsa ka vazhduar të shkëlqejë në detyrë, duke u shpërblyer nga kryesia e klubit me kontratë të re.

Sivjet, Anderlechti, krahas lojës së mirë në Belgjikë, luajti edhe në Ligën e Kampionëve. Gjithashtu, javë më parë, gjakovari u shpall edhe trajneri më i mirë i vitit në Belgjikë.