ZYRTARE: Harry Kane nënshkruan kontratë gjashtë vjeçare me Tottenham

Harry Kane ka nënshkruar kontratë të re gjashtë vjeçare me Tottenham Hotspur.

Sport

08/06/2018 16:11

Skuadra nga Londra ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Harry Kane, për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2024.

Kane viteve të fundit ka bërë avancim të madh në karrierë duke u shndërruar në një nga sulmuesit më të mirë në botë. Ai po ashtu do të jetë kapiten i Anglisë në Kupën e Botës që nga 14 qershori fillon në Rusi.

Me marrëveshjen e re, Kane do të udhëheq Tottenhamin edhe për gjashtë vite në stadiumin e ri që do të hapet para fillimit të sezoni 2018/2019.

Harry Kane me Tottenham ka arritur të bëjë 213 paraqitje, duke shënuar edhe 140 gola./Lajmi.net/