ZYRTARE: Hamilton nënshkruan me ekipin e famshëm nga Formula 1

Lewis Hamilton ka konfirmuar të ardhmen e tij te skuadra e Mercedesit.

Sport

19/07/2018 12:59

Lewis Hamilton ka nënshkruar kontratë të re me Mercedesin duke qenë piloti i tyre kryesor për sezonet 2019 dhe 2020.

Hamilton është kampion në fuqi nga Formula 1 dhe do ta vazhdojë garimin për ekipin e Mercedesit.

“Jam shumë optimist se Mercedes është vendi i duhur për mua edhe në vitet e ardhshme. Edhe pse kemi arritur shumë sukses nga viti 2013, Mercedes është më i uritur se kurrë”, deklaroi Hamilton, përcjell “lajmi.net”.

Hamilton mund të bëhej pilot i lirë në fund të vitit para se të vazhdojë kontratën me të cilën thuhet se do të paguhet 40 milionë funte në vit. /Lajmi.net/