ZYRTARE: Hallgrimsson largohet nga Islanda

Heimir Hallgrimsson nuk është më selektor i Islandës.

Sport

17/07/2018 13:42

Heimir Hallgrimsson është larguar nga posti i selektorit të Islandës.

Pasi Islanda përfundoi në vendin e fundit të grupit në Rusi, largimin e tij e ka konfirmuar Federata e Islandës përmes Twitterit.

“Asociacioni i Futbollit të Islandës e konfirmon se Heimir Hallgrimsson nuk do të vazhdojë më si trajner i kombëtares për meshkuj”.

“Hallgrimsson largohet nga detyra me dëshirën e tij pas shtatë viteve”.