Zyrtare: Haki Rugova fiton në Istog me 14 vota më shumë së Gani Dreshaj…

KQZ-ja shpalli Rezultatet Përfundimtare të rivotimit për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Istogut.

Lajme

21/12/2017 14:58

Nga këto rezultate, Haki Rugova i LDK-së ka fituar me vetëm 14 vota më shumë se kandidati i AAK-së, Gani Dreshaj.

Mirëpo, nga koha e shpalljes së këtyre rezultateve, fillon të rrjedhë afati 24 orësh për ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

AAK-ja tashmë i ka deponuar 14 ankesa në PZAP. /Lajmi.net/