Zyrtare: Grupi i Shqipërisë në Kupën e Botës

U hodh sot në Nion të Zvicrës shorti i fazës kualifikuese të Kupës së Botës “Francë 2019” për femra.

Sport

25/04/2017 15:02

Kombëtarja shqiptare e drejtuar nga Armir Grima u pozicionua në Grupin 2 dhe do të ketë përballë rivalet e Zvicrës, Skocisë, Polonisë dhe Bjellorusisë.

Ky grup pritet të prodhojë sfida mjaft të vështira për vajzat kuqezi teksa dy prej kundërshtareve, Zvicra dhe Skocia, do të marrin pjesë gjatë kësaj vere në fazën finale të Kampionatit Evropian 2017 në Holandë.

Ndeshjet kualifikuese do të fillojnë të luhen në muajin shtator të këtij viti dhe do të vazhdojnë deri në shtatorin e vitit të ardhshëm.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy