ZYRTARE: Griezmann vazhdon në Atletico Madrid

Antoine Griezmann ka vazhduar kontratën në Atletico Madrid.

Sport

23/06/2016 13:05

Sulmuesi Antoine Griezmann ka nënshkruar kontratë të re pesëvjeçare në Atletico Madrid, ka konfirmuar klubi madrilen, të enjten.

Reprezentuesi francez spekulohej me largim nga Vicente Calderon gjatë këtij afati kalimtar të verës pasi realizoi 32 gola në të gjitha garat në edicionin e shkuar.

Por, Griezmann ka vendosur që t’u jap fund spekulimeve rreth të ardhmes së tij duke vazhduar qëndrimin në Atletico Madrid deri në vitin 2021, përcjell “Lajmi.net”.

“Jam shumë i kënaqur, shumë i lumtur që i takoj kësaj familjeje dhe këtij projekti”, deklaroi Griezmann për faqen zyrtare të Atletico Madridit.

“Dua të përmirësohem çdo vit, dhe klubi, trajnerët dhe bashkëlojtarët e mi mund të më ndihmojnë në arritjen e këtij objektivi”, u shpreh ai.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.