Zyrtare: Gjyqtari më i mirë për vitin 2015

Nicola Rizzoli është zgjedhur gjyqtari më i mirë për vitin 2015.

Sport

04/01/2016 13:26

Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave në Futboll, e ka zgjedhur gjyqtarin italian Nicola Rizzoli si më të mirin për vitin 2015.

Rizzoli la pas vetes anglezin Martin Atkinson dhe turkun Cuneyt Cakir, përcjell Lajmi.net.

Ky është viti i tretë më radhë që italiani shpallet si referi më i mirë i vitit.