Zyrtare: Giovinco te Toronto

Sulmuesi i Juventusit, Sebastian Giovinco do të transferohet te skuadra amerikane, Toronto në fundin e këtij sezoni.

Sport

19/01/2015 21:22

Tashmë është gjithçka zyrtare. Giovinco do të transferohet nga Juventusi te Toronto, pasi një gjë e tillë është konfirmuar disa orë më parë nga skuadra amerikane.

27 vjeçari dështoi të tregojë formën e tij të vërtetë me skuadrën e Juventusit, dhe tashmë, ka vendosur që të provojë një aventurë të re.

Në 130 paraqitje me skuadrën Biankonere, Giovinco ka arritur të shënojë plotë 20 gola dhe ka bërë 23 asistime.