Zyrtare: Gerrard përfundimisht te LA Galaxy

Tashmë është edhe zyrtare. Steven Gerrard përfundimisht ka kaluar te skuadra amerikane, LA Galaxy.

Sport

07/01/2015 17:17

Tashmë është konfirmuar edhe në mënyrë zyrtare, se e ardhmja e kapitenit legjendar të Liverpoolit, Steven Gerrard është te skuadra amerikane, LA Galaxy.

“Unë jam shumë i lumtur për këtë aventurë të re. Përshëndetje më të mëdha për skuadrën e Liverpoolit, dashurinë time më të madhe”, ishin fjalët e Gerrardit.

Gerrard përfundimisht do të vesh fanellën e LA Galaxyt më 1 korrik të këtij viti.